Lajme
VIDEO/ Mbi 4000 kadetë amerikan brohorasin dhe ngrejnë karriget për Ramën në West Point, New York
21 Shtator, 2021 | 11:36 am
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në New York të Shteteve të Bashkuara. Gjatë ditës së sotme, Rama bëri një tur në akademinë ushtarake “West Point” sëbashku me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Mirëmëngjes dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në West Point, ju uroj një ditë të mbarë” – ishte përshëndetja e Ramës për kadetët të cilët po konsumonin mëngjesin në mensën “gjigande”. Një përshëndetje erdhi nga kadetët e zgjatur me brohorima dhe përplasje lugësh.
Në një moment turma e kadetëve u ekzaltua kur mësuan se Kryeministri Rama u ka siguruar një leje kalimi pa pagesë për të dalë nga akademia.“U garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e Kolombit në fundjavë” – u tha Rama.
Ndër të tjera, Kryeministri takoi dhe dy studentë shqiptar me të cilët u shpreh se do të sjellin eksperiencën e tyre në Shqipëri për ti shërbyart atdheut.