Kryefjala Logo

U plagos me thikë, flet e reja në Korçë: Nuk e kisha të dashur

10 Nëntor, 2024 | 4:24 pm

Disa ditë më parë Manderina Çela, nënë e 3 fëmijëve u plagos me thikë nga Ilir Çami në mes të rrugës në qytetin e Korçës.

Në një rrëfim për Euronews Albania, ajo mohoi të ketë pasur lidhje intime me agresorin ndërsa theksoi se ai e përndiqte prej kohësh.

“Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, siç thonë mediat. Janë gënjeshtra. Nuk kam pasur asnjë lidhje me të. Atë ditë që ndodhi ngjarja isha tek nipi në spital, erdhi me ndoqi. Sapo dola, ai me preu rrugën dhe i thashë: mos me ndiq, nuk kam të bëj më ty. Më kërkoi diçka që nuk e them dot këtu. Po, më kërkoi marrëdhënie seksuale. Dhe kafe. I thashë nuk vij. E shtyva me duart e mia. Nxori thikën e tha do të të ther. Vendosi thikën në grykë, e shtyva, i ra thika poshtë, me shtriu përtokë, do të të ther tha. E mbajta. Në momentin që kreu krimin, ngrinte kokën dhe shihte dikë. Nuk e di kë priste, me kë do me therte”, tregoi ajo.

Të ngjashme