Kryefjala Logo

U inskenua si grabitje, Naim Murseli pagoi 30.000 euro autorin për të vrarë bashkëshorten

1 Dhjetor, 2023 | 8:03 pm

Autori i vrasjes, Granit Plava, ka pranuar në Polici veprën dhe madje ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë nga i njejti qyteti dhe në vazhdim të hetimeve, janë bastisur banesat e tyre dhe janë konfiskuar disa materiale.

Ndërkohë mësohet nga Koha, se Plava ka rrëfyer para autoriteteve se bashkëshorti i viktimës i ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes. Një pjesë e shumës i ishte dhënë që përpara, ndërsa pjesa tjetër e parave do i jepej më vonë..

Nga ana tjetër, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë:

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.”
Tashmë, Naim Nruseli dhe Granit Plava janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim të grabitjes. Liridona Murseli është vrarë me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit, teksa ishte në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët. Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre u ishte bërë pritë nga grabitësit dhe ai vetë shpëtoi fëmijët, ndërsa gruaja nuk ja doli dot.

Të ngjashme