Kryefjala Logo

U hodh nga tarraca e hotelit në Kosovë, tre persona në hetim për vdekjen e 34 vjeçares

29 Dhjetor, 2023 | 4:40 pm

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me vazhdimësinë e deritanishme të hetimeve, për vdekjen e 34-vjeçares nga Gjakova, Artila Kamberi, e cila ndërroi jetë të enjten, pasi dyshohet se u hodh hedhur nga kati i dytë i një hoteli të quajtur “Venus”.

Hetimet për këtë ngjarje tragjike tashmë po udhëhiqen nga Prokurori i Shtetit, Armend Hamiti, i cili ka zbardhur disa detaje nga hetimet e deritanishme.
Në një prononcim për mediat kosovare, Hamiti raportohet të ketë thënë se aktualisht se nuk ka të arrestuar, por ka persona që janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Ai thekson se në mesin e të dyshuarve është edhe 32-vjeçari Asdren Begolli, që po qëndronte me të ndjerën, natën e ngjarjes tragjike, në hotel.

“Rasti është duke u trajtuar me dyshimet si Hetim i vdekjes/vetëvrasje. Nuk ka persona të arrestuar. S’ka persona të dyshuar lidhur me rastin. Jemi në fazë të hetimeve. Jemi t’u këqyrë, tash po i pres rezultatet, ekspertizat, se a ka najsen tjetër”,- ka thënë Hamiti.

Të ngjashme