Lajme
U hodh në lumë që ti shpëtonte policisë, humb jetën 20 vjeçari shqiptar në Austri
29 Nëntor, 2023 | 10:16 am
Ka ndërruar jetë në Austri një 20-vjeçar shqiptar. I riu po përpiqej t’i largohej policisë austriake e cila ishte vënë në ndjekje të tij.
Mediat atje bëjnë me dije se gjatë përndjekjes nga policia, shqiptari u hodh në një lumë në Austri duke gjetur vdekjen.
Duke e cilësuar arratinë si nëpër filma, mediat austriake shtojnë se çdo nisi më 26 nëntor.
Shqiptari ende i paidentifikuar ka refuzuar që të ndalojë kur policia ia ka kërkuar dhe më pas është larguar me shpejtësi me makinën e grabitur.
Gjatë ndjekjes, shqiptari është përplasur me makinën e policisë dhe më pas është larguar nga makina.
Me vrap, i riu është ngjitur në këmbë, mbi argjinaturë në drejtim të Salzach u hodh në lumë dhe kaloi Salzach në bregun tjetër.
Oficerët u shpërndanë dhe në këtë pjesë dhe këtu shqiptari është hedhur në lumë për herë të dytë.
Në këtë moment shqiptari u nxor nga uji dhe u përmend, por në mbrëmje, teksa ishte në spital ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, i riu merrej me veprimtari të jashtëligjshme dhe prandaj është përpjekur të largohej dhe të mos ndalonte para forcave policore.