Kryefjala Logo

U fut në kishë duke bërtitur “Allahu Akbar”, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare në Itali

8 Nëntor, 2023 | 9:49 am

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak ditë më parë në një kishë në Madonna Pellegrina në via Monti të Italisë.

Një grua me origjinë shqiptare në moshën 39-vjeçare ka hyrë në kishë ku po mbahej një ceremoni mortore dhe ka bërtitur “Allahu Akbar” duke tentuar të rrëzojë statujën e një shenjtori.

Shqiptarja e identifikuar si Marinela Murati u ndalua nga dy oficerë policie dhe bëhet me dije se ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital ku edhe ndërroi jetë.

Dy policët janë vënë nën hetim nga autoritetet italiane pasi nuk dihet nëse neutralizimi i gruas nga ata lidhet me vdekjen e saj.

Sipas asaj që thonë mediat Italiane, shqiptarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

Të ngjashme