U dogj gomonia me klandestine sirane ne Vlore, arrestohet skafisti

2 vite më parë

Shkon në tre numri i personave të arrestuar, në lidhje me tentativën për kontrabandim të klandestinëve sirianë dy javë më parë.
Burime zyrtare nga polica e Vlorës pohuan se pas hekurave ra drejtuesi i mjetit lundrues. Gazetarja Dorjana Bezat raporton pë ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Likaj (Gaçaj).

NJOFTIMI I POLICISE

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ballkanweb

Të ngjashme