Lajme
Tronditet Franca, hidhet një granatë në një lokal
13 Shkurt, 2025 | 8:19 pm

Një granatë është hedhur në një lokal të mbushur plot me njerëz në qytetin Grenoble në Francën juglindore. Si pasojë e ngjarjes, 12 persona janë plagosur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje kritike.
Gjashtë persona raportohet se janë plagosur rëndë, duke përfshirë dy që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Tre nga të plagosurit kishin nevojë për një operacion urgjent.
“The Guardian” raporton se një sulmues që mbante në dorë një armë zjarri tip kallashnikov, hyri në lokal dhe hodhi granatën përpara se të arratisej pa thënë asnjë fjalë.