Lajme
Tronditëse/ E frikësuar nga bashkëshorti, shqiptarja hidhet nga dritarja e hotelit në Greqi
15 Shkurt, 2025 | 8:47 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Janinës, ku një 45-vjeçare shqiptare, e strehuar në një hotel pas kërcënimeve nga bashkëshorti, është hedhur nga dritarja e katit të tretë, sapo kuptoi se ai kishte zbuluar vendndodhjen e saj.
Sipas mediave greke, gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar lëndime të rënda nga rënia.
Ngjarja ka nisur më 11 shkurt, kur ajo ka denoncuar bashkëshortin për kërcënime dhe është këshilluar nga autoritetet që të përdorte një aplikacion sigurie në telefon dhe të strehohej në një qendër të mbrojtur.
Megjithatë, gruaja vendosi të qëndronte në një hotel së bashku me vajzat e saj. Mëngjesin e sotëm, kur pa që bashkëshorti po e kërkonte në recepsion, ajo u frikësua dhe u hodh nga dritarja.