Lajme
Tritol ne banesen e drejtorit te Sigurimeve shoqerore ne Fushe-Kruje
12 Korrik, 2021 | 11:57 am
Ka qene nje qytetar qe ka konstatuar nje pako dyshuese jashte shtepise,ku brenda pakos kishte lende shperthyese.
Per fat te mire lenda plasese nuk ka shperthyer dhe wytetari ka njoftiar menjehere policine.
Sipas policise,personit qe i eshte vene pako eshte drejtori i sigurimeve shoqerore ne Kruje dhe ish-drejtor i Aluzinit, Alfred Voga.
Njoftimi policise:
“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”.