Kryefjala Logo

Tragjike në Spitalin e Infektivit – Gruaja 4 muajshe shtatzënë ndërron jetë si pasojë e Covid-19

30 Shtator, 2021 | 10:21 am

Një grua 4 muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e infektivit në kryeqytet pasi ka qenë e infektuar nga Covid.

Një lajm i rëndë vjen nga ambientet e Spitalit Covid 1 në Tiranë. Mësohet se një grua shtatzënë në muajin e katërt ka humbur jetën pasi ishte infektuar nga Covid-19. Ajo ndodhej e shtruar prej ditesh ne spital.

Mësohet se e ndjera ka qëndruar në shtëpi derisa 90% e kulmonit të saj ishte dëmtuar dhe kur shkoi në spital, ka qenë në gjendje kritike për jetën.

Gruaja shtatzënë ka shkuar ne spital pasi kulmoni i saj ishte demtuar ne masen 90%. Pas trajtimit ne shtepi gjendja e saj po behej kritike per jeten.

Si pasojë e vdekjes së saj, edhe fëmija nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa bëhet me dije se e ndjera kishte qëndruar në reanimacion prej 2 ditësh dhe fatkeqësiht nuk ka mundur të fitojë betejën duke ndërruar jetë ditën e djeshme

Të ngjashme