Kryefjala Logo

Tragjike! Kanceri i merr jetën dy vëllezërve, në të njëjtën ditë, në të njëjtin shtrat spitali

1 Shtator, 2023 | 7:11 pm

Dy vëllezër vdiqën brenda disa orësh nga njëri-tjetri në të njëjtin shtrat spitalor në Rio de Zhaneiro, Brazil.

Më 19 gusht, dy vëllezërit dhanë frymën e fundit pas një beteje me kancerin. Ata mbështetën njëri-tjetrin në luftën kundër sëmundjes por papritur gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua.

Francisco Antunes Sobrinho, 52 vjeç, u diagnostikua me kancer në zorrë në maj 2021. Një muaj më vonë, vëllai i tij 38-vjeçar Eduardo u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Gjendja e Eduardos u përkeqësua papritur dhe ai u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë në Santa Cruz, Rio de Janeiro. Ai qëndroi në spital për 4 ditë dhe më në fund vdiq.

Vëllai i tyre më i vogël, Juao Antunes Neto, ishte në telefon me familjen e tij duke rregulluar detajet e funeralit kur Francisco u dërgua me urgjencë në të njëjtin spital. Vetëm pak orë më vonë, ai vdiq në të njëjtin shtrat.

“Ishin aq afër saqë vdiqën në të njëjtin shtrat spitalor. Ky është një nga momentet më të mëdha të dhimbjes në jetën time dhe në jetën e gjithë familjes sime”, tha Huao.

Vëllezërit u varrosën në varrezat shtetërore të Santa Cruz, vetëm 24 orë larg njëri-tjetrit. Kryebashkiaku shpalli tre ditë zie zyrtare në qytet.

Të ngjashme