Kryefjala Logo

Tiranë/ Foshnja 8 muajshe humb jetën në spital

6 Tetor, 2023 | 5:32 pm

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot, teksa mësohet se një foshnjë 8-muajshe ka humbur jetën në një spital në Tiranë. Prindërit raportohet se kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë, ndërsa sipas “News24”, foshnja nga fshati Grudë e Shkodrës ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën.

Foshnja duhej t’i nënshtrohej një transplanti, por nuk ka mundur të mbijetojë, teksa prindërit e kanë kallëzuar rastin në Prokurorinë e Shkodrës, pasi pretendojnë se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fakt rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe më pas spitali i Shkodrës e ka dërguar në Tiranë. Në spitalin e fëmijëve në Tiranë, foshnja është intubuar, por nuk ia ka dalë.

Të ngjashme