Lajme
Termeti godet serish Shqiperine, ja epiqendra
20 Janar, 2021 | 10:32 am
Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë në orët e para të mëngjesit. Lëkundje sizmike janë regjistruar në mes të Elbasanit dhe Pogradecit.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar lëkundjet dhe sipas tyre tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 11 km, ndërsa epiqendra rreth 23 km në perëndim të Pogradecit dhe 18 larg Prrenjasit. Po ashtu raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth.
Megjithatë deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.
Shumë tërmete kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri. Ndonëse, fatmirësisht nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz, frika dhe paniku tek banorët nuk ka munguar, pasi pasojat psikologjike të tërmetit fatal të 2019 ende nuk janë shuar.
iconstyle