Kryefjala Logo

Temperatura verore, ja si do të jetë moti në ditet në vijim

17 Shtator, 2021 | 9:26 am

Këto ditë po i ngjajnë vertetë një dite vere. Po kështu edhe ditën e premte moti do të jetë me vranësira e kthjellime. Gjatë orëve të pasdites vranësirat në veriperëndim e veri të vendit do të pasohen nga reshje shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet. Në mbrëmje përgjatë brigjeve të Jonit era do të jetë dhe e vrullshme duke u pasuar me valëzim të forcës 3.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 13°C deri në 29°C

zonat e ulëta 18°C deri në 33°C

zonat bregdetare 20°C deri në 31°C

Ju urojmë një pasdite të mbarë!

Të ngjashme