Kryefjala Logo

Sulmohen nga hakerat serverat e Radio Televizionit Shqiptar, vunë gjobë 300 mijë dollarë

25 Shtator, 2021 | 4:14 pm

Rreth dy javë më parë Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar është bërë pjesë e sulmit kibernetik nga hakerat. Persona të pidentifikuar kanë hakeruar serverat e RTSH dhe kanë njoftuar se ta rikthenin materialin e marrë kundrejt 300 mijë eurovë, gjë që ende nuk është bërë e mundur.

Hakerat kanë enkriptuar databazën e RTSH duke dëmtuar një pjesë të materialeve të arkivuara në mënyrë digjitale të Radio Tirana, megjithatë pjesa tjetër e arkviit është rikuperuar nga televizioni. RTSH është televizioni më i vjetër në Shqipqei, arkiva e së cilës kanë vlera të mëdha kulturore dhe kombëtare përgjatë historisë së transmetimit nga Radio në fillimet  e veta e deri më sot.

Hakerat janë kthyer në një shqetësim mbarë botëror të institucioneve private dhe shtetërore, sidomos këta të fundit hakerohen shpesh dhe politikisht nga “terrorizmi kibernetik”./Kryefjala.com

Të ngjashme