Kryefjala Logo

Sulmi në Pragë: Vriten 10 persona e plagosen 20 të tjerë, studentët ngjiten në çatinë e Universitetit për tu mbrojtur

21 Dhjetor, 2023 | 5:15 pm

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 20 raportohet se kanë mbetur të plagosur nga një sulm me armë në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles të Pragës.

Autoritetet thonë se autori i ngjarjes është vrarë, ndërsa sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, autori quhet David Kozak.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala, duke thënë se janë anuluar të gjitha aktivitetet festive në vend, në shenjë zie për tragjedinë e rëndë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë disa studentë që kanë dalë në një bordurë të hollë mbi çatinë e universitetit në përpjekje për t’i shpëtuar vrasësit.

Motivet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.

Kozak hapi zjarr në katin e katërt të godinës së Fakultetit Filozofik në Universitetin Charles. Teksa disa studentët, për të shpëtuar nga zjarri, u ngjitën nga dritaret dhe u ulën në parvaz, njëra nga vajzat nuk mundi të rezistonte dhe u rrëzua duke humbur jetën.

Të ngjashme