Suedia shpall Shqipërinë në vendet me rrezik të lartë nga Covid, ndalohen udhëtimet për shqiptarët

2 vite më parë

Suedia miratoi ndryshmet e përkohshme në parandalimin e përhapjes së covid-19. Nga sot Shqipëria do të jetë vend me rrezikshmëri të lartë nga virusi ndaj dhe shtetasti shqiptar nuk do të munden të udhëtojnë në Suedi për udhëtime jo esenciale.

Në listën e vendeve me risk të lartë, vendi ynë është shpallur dhe nga SHBA dhe Gjermania. Hyrja u është ndaluar edhe vendeve si, Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Japonia e Brunei të cilat janë hequr nga lista e ‘vendeve të sigurta’.

Njoftimi i autoriteteve suedeze:

 

 “Qeveria ka vendosur që Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia të hiqen nga lista e vendeve të ‘sigurta’ dhe banorëve të këtyre vendeve iu ndalohet i hyrja, përveç atyre që banojnë atje. Vendimi zbatohet që nga 20 shtatori. Këto ndryshime janë rezultat i një përditësimi të rekomandimeve të BE -së në lidhje me udhëtimin në BE të miratuar më 9 shtator 2021, bazuar në informacionin nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)”

Të ngjashme