Lajme
Skandali/ Klodiana Lala : Fshesaxhiun e bënë biznesmen dhe blinte pikturat e Ajola Xoxës
14 Shkurt, 2025 | 5:42 pm

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi hetimet që janë kryer për çiftin Veliaj-Xoxa dhe skemat e korrupsionit në të cilat janë përfshirë kryebashkiaku me bashkëshorten tij.
E ftuar në “MCN TV”, gazetarja zbuloi detaje në lidhje me Sokol Kryeziun, i cili nga fshesa, faturino, u bë biznes dhe bleu pikturat e Ajola Xoxës.
Pjesë nga emisioni
Klodiana Lala: Sokol Kryeziu ka punuar si fshesar, më pas si punonjës ngarkim-shkarkim, pastaj faturino në autobusë dhe kontrollor. Papritmas ky që ka bërë këto punë me 400-500 mijë lekë në muaj, ka blerë kompaninë Gerald-A në shumën e 33.4 milionë lekëve dhe ky ka marrë 23 tenderë nga Bashkia e Tiranës, shkruan CNA.
Ola Xama: Ai ka marrë në total nga kjo kompani 23 tenderë me vlerë totale 6 milionë euro.
Klodiana Lala: Me gjithë respektin për njerëzit e punës, ajo që del e paqartë që dikush tjetër është pas kësaj është se ky fiton tenderë nga Bashkia e Tiranës dhe blen piktura nga “Nan Galeri’ të Ajola Xoxës për 50 milionë lekë të vjetër. Pra merr tenderët dhe kalon ca dhe blen piktura te Xoxa.
Te zoti Shkëlqim Fusha ai ka qenë hetuar më herët nga Prokuroria e Tiranës për udhëtimet që ka pasur me nënkryetarin e bashkisë, Maznikun. Për të u bë edhe ligj preferencial që të marrë tokë te teatri. Sapo është miratuar leja e ndërtimit, në llogarinë e dy avokateve të Ajola Xoxës janë kaluar paratë dhe ato kanë thënë se na ka dërguar Ajola Xoxa. Ka një bisedë mes Adela Kondakçiut që është “truri” financiar i Ajola Xoxës është e paqartë për shumën e parave që i thotë avokates sa para janë tonat dhe sa janë tuajat.
Meriman Palushi ka marrë leje ndërtimi dhe ka financuar dy aktitivete të Xoxës, kështu edhe Fatmir Bektashi që ka financuar një aktivitet të Xoxës dhe një udhëtim në Barcelonë./ CNA