Kryefjala Logo

Skandal brenda në BB VIP Albania 3: Nuk i kontrollojnë dëshminë e penalitetit. Arrestohet Liami për mashtrim

3 Mars, 2024 | 1:00 pm

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Teksa Liam ka lenë shtëpinë dhe është shoqëruar nga Policia,mos ndoshta  ky gabim i mbetet produksionit pasi, para se të hyjnë banorët duhet ti kontrollohet dëshmia e penalitetit?

Burimi; Ballkanweb

Të ngjashme