Kryefjala Logo

S’ka burg per djalin e Erzen Brecanit qe i keputi kemben 23-vjecares.Do qendroje ne shtepi

13 Korrik, 2021 | 5:54 pm

Me 25 qershor 2021 Gjykata e Tiranes ka vendosur te liroje nga qelia Jehon Brecanin i cili pak kohe me pare aksidentoi nje 23 vjecare ku per pasoje humbi kemben.

Ishte Prokuroria e Tiranes ajo qe kerkoi burg per te riun qe levizte me Mercedes duke shkelur rregullat e qarklimit.

Por Gjykata e Apelit te Tiranes ne seancen e 13 korrikut ka vendosur masen “arrest shtepie”

13.07.2021

Në datë 10.06.2021 në rrugën “Xhanfize Keko”, në Tiranë shtetasi J.B gjatë drejtimit të

automjeti ka shkaktuar aksident duke hipur në trotuar dhe për pasojë duke goditur shtetasen

XH.G.

Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me kërkesën me objekt zëvendësimin e

masës së sigurimit personal për personin nën hetim J.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penal

të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290, paragrafi i dytë i

Kodit Penal.

Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 938/1 Akti, datë 25.06.2021 ka

vendosur:

-Për personin nën hetim J.B zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me

atë të “arrestit në shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë në seancën gjyqësore datë 13.07.2021 referuar kërkesës së paraqitur

nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, bazuar në nenin 420/ç të Kodit të

Procedurës Penale me vendimin nr.586 datë 13.07.2021

VENDOSI:

– Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së

Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda kompetencave të saj.

Të ngjashme