Kryefjala Logo

Shoqërohet në Polici mësuesja që dhunoi barbarisht 3 vjeçaren

7 Nëntor, 2023 | 3:01 pm

Ditën e sotme është shoqëruar në Komisariat edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi barbarisht 3-vjeçaren në kopshtin privat në Tiranë.

Kujtojmë se rasti është denoncuar dje në emisionin “Stop” nga prind i vogëlushës, që sipas tij, nga dhuna i janë shkaktuar fraktura në këmbë.

Nderkaq edhe Ministria e Arsimit reagoi për ngjarjen e rëndë të dhunimit të një vajze në një kopsht privat, të pa licensuar.

Kopshti privat ku prindërit e 3 vjeçare dyshojnë se është dhunuar vajza e tyre 3 vjeçe ndërsa në një video të publikuar në media është mbyllur.

Të ngjashme