Lajme
Sherr i madh mes dy familjeve ne Shengjin:”Nese nuk nderhyhet do behet me keq se ne Velipoje”
9 Korrik, 2021 | 4:01 pm
Diten e sotme shenojet nje tjeter ngjarje e trishte.Ky sezon deri tani duket te jete i mallkuar pasi cdo dite ndodh dicka e re.
Konflikti vjen mes dy familjeve dhe motiv ka shfrytezimin e plazhit!
Gezim Bushati qe eshte edhe 1 prej pronareve ka denoncuar problemin ne media pasi e ka shfrytezuar plazhin per 5 vjet.Ndersa gruaja,Kostanca Bushati pranon se per nje pjese toke kja perdorur letra false por ka pranuar qe shteti ta shembi ama nuk mund te lejoje qe dikush tjeter ta shfrytezoje ate me po ato letra false.
Ja si shprehen burre dhe grua:
Konstanca Bushati: Kemi mbi 10 vjet që e kemi blerë këtë tokë kemi pasur një biznes të vogël në bregdet dhe policia na e shembi, kemi rënë dakord me këtë gjë. Kemi pasur një certifikatë pronësie false, pa dijeninë tonë. Ata që e kanë lëshuar janë në burg. Tani të njejtin dokument e ka familja Ndoka e cila do që të shfrytëzojë gjithë hapësirën e rërës. Por ajo është pjesë që na takon ne ta shfrytëzojmë. Jo David Ndoka. E shoqja e tij erdhi dhe largoi të gjithë banorët.
Z.Bushati: 5 vite më parë e kemi shfrytëzuar tokën. Kemi paguar taksat në bashki rregullisht para 5 vitesh një njeri me pushtet zaptoi 12 mijë m2 tokë. Por tani prej 5 vitesh nuk mund ta ushtroj aktivitetin me burrin tim që e ka ndërtuar vetë këtë objekt vite më parë. I kemi dërguar letër Ardi Veliut dhe Edi Ramës. Kam aplikuar në e-albania që në maj dhe nuk ka përgjigje. Nëse nuk ndërhyhet do të bëhet më keq se sa në Velipojë. Për këtë çështje më kanë plagosur para 3 vitesh.
Policia ndërhyri dhe largoi banorët nga plazhi. Disa thonë se janë larguar me dhunë. Familja Ndoka ka reaguar gjithashtu për çështjen në fjalë.
Edhe familja Ndoka ka reaguar:
Kostandina Ndoka: Kemi aplikuar në qershor për plazhin. Kam qenë e rregullt me shtetin me dokumentet. Nesër do vendos zhezlongët në tokën që më takon se e paguaj tokën me qira te pronari jam në rregull.