Kryefjala Logo

Sa para doni vetëm të lironi Erion Veliajn? Avokatët e kryebashkiakut ofrojnë para për nxjerrjen e tij nga qelia

12 Shkurt, 2025 | 8:44 pm

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë kërkuar në seancën e GJKKO liri me kusht, në këmbim, të një garancie pasurore. Ndërsa, sipas Newsbomb.al, për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, u kërkua masa e detyrimit për t’u paraqitur në vend të “arrestit shtëpiak”.

Erion Veliaj akuzohet për konsumimin e 4 veprave penale, korrupsion aktiv e pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, ndërsa mbi Ajola Xoxën rëndojnë akuzat e korrupsionit, pashtrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shkruan Newsbomb.al.

Sakaq, një numër i madh qytetarësh kanë protestuar duke kërkuar lirimin e Veliajt, jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
IMG 0915

Të ngjashme