Lajme
“Rusia dështon fuqimisht në diplomacinë e “spiunimit” edhe në Shkup”
20 Maj, 2021 | 7:31 am
Nga Prof.KristoMuzaka
Pas vendeve si Bullgaria, Italia, Greqia, Estonia,Polonia, Ukraina, edhe Maqedonia e Veriut ka zbuluar e kapur në flagrancë veprimet e dështuara të sherbimeve sekrete ruse. Për antonomazishërbimet sekrete kryejnë aktivitetin e tyre në fshehtësi të plotë ndërkohë ky është rasti i radhës në Ballkan i kapjes në flagrancë tëdiplomatëve rus. Veprime të tilla pas vendit “mik” tëRusisë siçështë Bullgaria, nuk u ka shpëtuar as Maqedonia e Veriut. Konfirmohet përsëri se Kremlini nuk kursen askënd dhe vazhdon me metodat e veta të spiunimit e diversionit, si të vetmet rrugëpër të krijuar kaos nëpër botë.
Autoritetet maqedonase bënë të ditur se kanë shpallur një diplomat rus person të padëshiruar. Zyrtari i larte rus mban një post të rëndësishëm në ambasadën ruse ne Shkup dhe se ai është kapur duke kryer veprime antiligjore dhe qënuk përputhen me legjislacionin ndërkombëtar dhe në shkelje flagrante tëlegjislacionit tëvendit ku ushtron funksionin e diplomatit.
Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup thotë se ka thirrur para katër ditësh ambasadorin e Federatës ruse, Sergej Bazdnikin për ta njoftuar me vendimin. Diplomati rus, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, duhet të largohet nga Maqedonia e Veriut brenda një afati prej shtatë ditësh.
Ministria e Jashtme nuk ka njoftuar publikisht arsyet për dëbimin, teksa njofton se mbështetet tek Konventa e Vjenës, norma te cilat Rusia i njeh dhe duhet ti respektojë.
Një pjesë e medias në Shkup thotë se diplomati rus ka ushtruar aktivitete që nuk përputhen me sjelljen e një diplomati të huaj që vepron në vendin pritës. Njoftimin e konfirmoi edhe presidenti maqedonas Stevo Pendarovski duke thënë se ishte informuar për këtë dhe rasti “ishte dokumentuar mirë”.
Ky është rasti i dytë që Maqedonia e Veriut dëbon një diplomat rus. Hera e parë kishte të bënte me solidarizimin me Britaninë e Madhe lidhur me rastin “Skripal” në vitin 2018.
Po ashtu, Shkupi ka shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar sanksioneve të ardhshme të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë pas konstatimeve të Brukselit se Moska po kryen shkelje të të drejtave të njeriut ndaj drejtuesit opozitar Alexey Navalny dhe mijërave mbështetës te tij qe po burgosen padrejtësisht.
Po çfarë po ndodh me shërbimet e ushtrisë ruse në Europë e Ballkan? Sa e rrezikuar ështëShqipëria nga këto veprime të padenja dhe kërcënuese të komunitetit tonë?
Dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia është rasti i radhës (janëdëbuarvetëm gjate 2021 me shume se 40 diplomate rus neper Europë) ku shërbimet inteligjente ruse kapen në flagrance dhe u faktohen veprimet antiligjore. Kjo sjellje jo profesionale e diplomateve rus ka krijuar shume kaos në Kremlin. Lindin pikëpyetje se përse këto veprime aspak profesionale dhe vihet ne diskutim cilësia e këtyreshërbimeve qe duhet te punojnë ne fshehtësi te plote.
Ekspertet e fushës parashikojnë furtune dëbimesh në Kremlin dhe zëvendësime të krerëve të shërbimeve jashtëRusisë pasi dështimet të tilla dhe nëkëto proporcione janë tëpa tolerueshme.