Kryefjala Logo

Rrezik nga fluksi i kerkesave nga vendet e treta.Meta kthen ligjin “Per te huajt”

3 Gusht, 2021 | 5:35 pm

Presidenti i Shqiperise Ilir Meta ka kthyer per rishqyrtim ne Kuvend ligjin “per te huajt” duke kerkuar nje analize me te thelle.

Meta ka renditur edhe arsyet pse ka vendosur ta ktheje kete ligj qe ka te beje me aplikimet per leje qendrimi dhe pune ne vendin tone.

“Nëse Shqipëria nuk po ofron mundësi punësimi, mirëqënie, stabilitet, siguri dhe garanci për shtetasit e saj, si do të mundet të ofrojë mundësi për të huajt në një masë të gjërë?”

“Masa pranimi kaq gjerësisht të shtetasve të huaj, përmes kritereve të lehtësuara, mund të ndërmerren vetëm pasi të analizohen pasojat e një politikë të tillë shtetërore. Qeveria po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër, plotësimin e boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore. Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”, shprehet Meta.

DEKRETI:

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 79/2021 “PËR TË HUAJT”

Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:

Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekretit 13166

Tiranë, më 16.7.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Të ngjashme