Lajme
Rendohet situata,nderron jete nje tjeter person nga helmimi ne Deçan.
13 Korrik, 2021 | 11:57 am
Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e djeshme ne Deçan te Kosoves ku afro 900 persona jane helmuar dhe dyshohet se shkak eshte bere uji i pishem.
Me heret u njoftua se nje person humbi jeten por fatkeqsisht raportohet se numri i viktimave ka shkuar ne 2 pasi edhe nje tjeter individ nuk ka mundur t’ja dale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, ka njoftuar Shkodran Nikçi, zedhenesi i Prokurorise se Pejes.