Kryefjala Logo

Ra pa ndjenja në fushë, ndërron jetë futbollisti i Egnatias

11 Nëntor, 2023 | 3:43 pm

Sulmuesi dhe njëkohësisht kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena, ka humbur jetën në spital pasi u rrëzua në fushën e blertë. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga mediat, më pas edhe nga Policia, teksa futbollisti afrikan pas ra pa ndjenja u transportua menjëherë në spital, por kishte ndërruar jetë.

Rafael Duamena mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti që të mbijetojë, ndërsa raportohet se afrikani ka patur edhe më parë probleme në zemër, ndërkohë që një rast i ngjashëm me të ka ndodhur edhe kur luante në Austri.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

“Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.”

Të ngjashme