Kryefjala Logo

Publikohet sondazhi i fundit se cila vaksinë kërkohet më shumë në Shqipëri. Ja sa përqind e shqiptarëve nuk duan të vaksionhen

21 Shtator, 2021 | 5:24 pm

Janë intervistuar 1100 persona në të gjithë Shqipërinë në kuadrin e një studimi ballkanik mbi sigurinë kombëtare. Të pyetur nësë duan të kryejnë vaksinën anti-covid 26% e të intervistuarve të rritur kanë shprehur se nuk duan të vaksinohen. 22% nuk ishin vaksinuar por shprehën vullnetin për tu vaksinuar në vijim.

Nga sondazhi del që 545 mijë shtetas të Republikës së Shqipërisë nuk duan të vaksinohen. Pyetjet e drejtuara kanë qenë të peshuara gjeografikisht, demofrafikisht dhe politikisht. Cereku i personave që shprehen se nuk duan të vaksionhen është si pasojë e kalimi të infeksionit kurse pjesa tjetër ndihet skeptike tek vaksina.

Personat që duan të vaksionohen janë pyetur se cila ishte vaksina e tyre e preferuar. Vaksina Pfier BioNtech doli më e preferuar ndër vaksinat, e dyte u rendit Sinovac dhe e treta vaksina AstraZeneca.

Rreth 53% e banorëve të rritur mendojnë se Qeveria/Ministria e Shëndetsisë e ka menazhuar mirë ose shumë mirë situatën e pandemisë Covid-19, ndërsa 33% të tjerë mendojnë se e ka menazhaur jo mirë, por pranueshëm. Vetëm 14% mendojnë se e ka menazhuar keq ose shumë keq.

Të ngjashme