Kryefjala Logo

Publikohen pamjet kur Albi Ceno dërgon në spital 26 vjeçaren e përdhunuar

4 muaj më parë

Janë publikuar së fundmi pamjet e dërgimit të 26-vjeçares në Vlorë në një hotel ku dyshohet se ka ndodhur edhe përdhunimi.

Në këto pamje, mund të shihet momenti kur vajza shoqërohet për krahu nga një djalë, i cili sipas mediave nuk është Oltian Tahiri me të cilin kishte lidhje, por miku i tij Albi Ceno.

Në këto pamje shihet se vajza nuk ka qenë në gjendje të mirë dhe në një moment shihet e ulur te shkallët e hotelit.

Tre të rinjtë e arrestuar deri më tani dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë nxitur 26-vjeçaren, që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.

Albi Ceno dhe Oltian Tahiri kanë dalë sot para gjykatës dhe janë njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë që Gentjano Mehmetin do njihet në ditët në vijim me masën e sigurisë ndaj tij ndërsa vijojnë kërkimet për personin e katërt të përfshirë në ngjarje me inicialet V.K.

Të ngjashme