Lajme
Protesta Vlonjate:Nje lokal gjobitet 10 milion leke dhe dy pronare ndiqen penalisht
19 Korrik, 2021 | 11:21 am
Pronaret e bizneseve ne Lungomarene e Vlores kane protestuar mbreme per heqjen e ores policore.
Kur policia shkoi te mbyllte muziken ne oren 22:00,ata njeheresh kane vendosur te gjithe Himnin e Flamurit.
Ky reagim ka sjell pasoja te keqija pasi u be shkak i perplasjes mes policise dhe 4 pronare lokalesh te shoqeruar ne polici.
Kolege dhe qytetare Vlonjate u mblodhen perpara Drejtorise se Policise duke protestuar simbolikisht me duartrokitje.
Ne oren 03:00 te gjithe te shoqeruarit u liruan.
Por,mesa duket perballja nuk mbaron me kaq sepse sot Blute e Vlores nepermjet nje njoftimi zyrtar bejne me dije se kane gjobitur dhe kane proceduar pronare lokalesh.
Lexoni njoftimin:
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit:
– K. Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;
– S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës;
– E. T., banuese në Vlorë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës.
Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.