Lajme
Prokuroria pranon rivarrosjen e Liridonës në fshatin e lindjes
3 Dhjetor, 2023 | 5:30 pm
Menjëherë pasi zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ku mbeti e vrarë 30-vjeçarja, Liridona Murseli, me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, familja e Liridonës kërkoi zhvarrosjen e trupit dhe rivarrosjen e saj në fshatin e prindërve. Sipas mediave të Kosovës, kjo kërkesë e familjes Ademaj është pranuar.
Rivarrimi i të ndjerës, do të bëhet me 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj bë orën 14:00.
”Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq,shokë e dashamir se rivarrimi i vajzes tonë Liridona Ademaj e vrarë me daten 29.11.2023 behet neser me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00”, shkruhet në njoftim.