Kryefjala Logo

Prokuroria mbyll hetimet për 5 personat që përdhunuan 15-vjeçaren në Mirditë

20 Shtator, 2021 | 10:27 am

Në muajin maj u arrestuan 5 persona në Mirditë me akuzën e përdhunimit  të një 15-vjeçareje. Abuzimi seksual nën presionin e shantazhit , në mënyrë të përsëritur tronditi shoqërinë duke shkaktuar dhe protesta paqsore në Tiranë.

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë.

Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim.

Të ngjashme