Kryefjala Logo

Prezantohet “polici trafikut robot”. A do e korruptojnë edhe atë shqiptarët?

4 Tetor, 2021 | 12:05 pm

Pas ditës së djeshme ku Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu prezantuan “gjobëvënësin inteligjent”, Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar ta nisë ditën e sotme pikërisht me këtë risi.

Rama shkruan se kjo makineri do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor.

“MIRËMËNGJES  dhe me autoveturën inteligjente që do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor, ndërkohë që po ecim përpara me projektin e kontrollit inteligjent të sigurisë rrugore, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Të ngjashme