Lajme
Presidenti nxjerr zbuluar propogandën e qeverisë, ndërkohë që vdekjet vazhdojnë ne japim lajme që do na vijnë vaksina nga miqtë
18 Shkurt, 2021 | 10:15 pm
Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, presidenti i republikës, Ilir Meta tha se ndërkohë që këtu përmbytet Shkodra, atë ditë promovohet një rezort i bukur që është bërë në Pukë, duke theksuar se ka një shmangie ndaj problematikave të qytetarëve nga qeveria.
Meta: Ndërkohë që këtu përmbytet Shkodra, atë ditë promovohet një rezort i bukur që është bërë në Pukë. Ka një shmangie ndaj problematikave të qytetarëve. Këtu ka njerëz që po vdesin në spitale se nuk ka edhe pajisje.
Këtu fataliteti është tek intubimet, por ne japim që do të vijnë vaksina nga një vend mik pas disa muajsh.
Programimi i vaksinimit është një gjë tjetër, dhe tjetër gjë është përballimi i situatës me njerëzit që janë duke humbur jetën.