Kryefjala Logo

Presidenti Bajram Begaj firmos Dekretin për datën zyrtare të zgjedhjeve parlamentare. Asnjë lajm për datën zyrtare të fillimit të Big Brother VIP Albania 4

5 Dhjetor, 2024 | 4:03 pm

Menjëherë pas rikthimit nga vizita me arbëreshët në Itali, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka firmosur këtë të enjte datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Presidenca bën me dije se Dekreti i Presidentit thekson se data e zgjedhjeve është 11 maji 2025, datë që u lajmërua dy ditë më parë edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në seancë plenare, shkruan Ora News.

Por deri tani, duket se zgjedhjet nuk kanë bërë ende zhurmë në perceptimin publik, pasi njerëzot janë më shumë të fokusuar në fillimin e Big Brother VIP 4 pasi ende janë në pritje të një date zyrtare. Pra publiku ka ndjeshmëri më të madhe pët datën e fillimkt të reality show-t sesa për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

474BD153 7AC3 45AA 94F5 7218F5F8FFE6

Të ngjashme