Kryefjala Logo

Zbardhet agjenda e vizitës së Angela Merkel gjatë ditës së nesërme në Tiranë, takim ballë për ballë me Ramën

13 Shtator, 2021 | 12:13 pm

Sic është njoftuar më herët, Kryekancelarja e Gjermanisë, Anglea Merkel do të vizitojë Shqipërinë gjatë ditës së nesërme në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Gruaja e “hekurt gjermane”, është në fund të mandatit të saj teksa sot ndodhet në vizitë Beograd.

Ajo do të pritet fillimisht me ceremony në Pallati e Brigadave, do të kryej një takim me Kryeministrin Edi Rama “kokë më kokë”, e më pas do të vijojë me agjendën .

 

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

Plane dhe Foto me link ëetransfere

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link Ëetransfere

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park

Të ngjashme