Politike
VIDEO/ Militantët e PD-së dhe PS-së përplasen fizikisht në Elbasan, reagon Basha: Unë shoqërohem nga intelektualët, Rama nga bandat me pistoletë në brez
14 Mars, 2021 | 12:39 pm
Kryemdemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë festimeve për ditën e Verës në qytetin e Elbasanit ku mbështetësit e PD dhe PS janë përpërplasur fizikisht. Basha tha se ky është skenar i Edi Ramës ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë ide se kryeministri do të vinte në Elbasan në të njëjtën orë me të.
“Më thanë që pati një incident. Unë do vazhdoj me axhendën time dhe nuk do ndaloj. Nuk ndjekim axhendën e dhunës. Qetësi, qetësi. E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit, me qetësi. Është ditë feste, është ditë shprese. Është dita kur dielli vazhdon të shndrisë dhe do të shndrisë më shumë pas 25 Prillit. Ky qytet është mbajtur peng nga bandat që shoqëronin kryeministrin në ikje me pistoletë në brez.
Unë kam qenë deputet i qytetit të Elbasanit dhe e di që ata nuk e duan dhunën. I them kryeministrit mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditët që të shoqëronin. 14 Marsi është dita e luleve kur vera dhe pranvera e mopsht dimrin. Thirrja ime është kundër dhunës dhe kundër provokimeve të dhunës.
Nuk ka shans që Edi Rama të mbajë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Verës. Unë e kisha planifikuar në orën 10. Nuk e dija që edhe kryeministri kishte të njëjtin orar. Unë jam shoqëruar nga intelektualët e Elbasanit. Rama shoqërohej nga bandat”, tha Basha.