Kryefjala Logo

VIDEO/ Kurti refuzon ti përgjigjet gazetares serbe: “Besoj se ka ardhur koha ta mbyllim…”

27 Shtator, 2021 | 11:34 am

Fjalët e fundit të takimit Kurti-Rama u mbyllën me njoftimin e Albin Kurtit i cili tha se në takimin me qeverinë Shqiptare, është folur më shume midis ministrave të kabinetit të dy qeverive sesa nëpërmjet Ramës dhe Kurtit.

Ai theksojë se në asnjë moment të takimit prej 1 orësh nuk është përmendur fjala “Ballkan” apo “Serbi” dhe se cdo bisede ka qenë në kuadër të bashkëpunimi bilateral Kosovë-Shqipëri ku është folur për marrëveshje finaciare.

“Në fund dua të jap një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë, rreth 1 orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka ardhur pothuajse me gjysmën e kabinetit të tij dhe unë thuajse me gjysmën e kabinetit, më shumë kanë biseduar ministrat tanë, se ne të dy. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan, as Serbi, përveç Kosovë e Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare, se kemi aq shumë punë për të bërë”, tha Kurti.

Pas kësaj fjalën e mori një gazetare serbe e cila iu drejtuar në gjuhën serbe kryeministrit të Kosovës, ky i fundit u shpreh se “besoj tani ka ardhu koha ta mbyllim”. Megjithatë gazetarja insistoi duke përfunduar pyetjen por pa marrë një përgjigje nga Kurti.

Të ngjashme