Politike
Triumfi i Grida Dumës ndaj Edi Ramës. Ai që dhunon një grua, e ka mbyllur hesapin me politikën, me ndjeshmërinë, me jetën
12 Mars, 2021 | 1:18 pm
Kryeministri Edi Rama para disa ditësh teksa prezantonte kandidatët për deputet në radhët PS-së ka intimiduar kandidatët kundërshtar ku një ndër to ishte edhe kandidatja në radhët e PD-së, Grida Duma.
“Shihni Kavajën… Kush fiton në Kavajë. Gridare, gridare ooo ooo” do shprehej Rama.
Pas kësaj deklarate të gjithë kanë shpërthyer kundër Ramës.
Presidenti Meta:
‘E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.
Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.
Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.
Petrit Vasili:
Edi Rama ky i shfrenuar dhe i shpartalluar mendërisht guxoi në mënyrë të neveritshme të bullizonte dhe fyente Grida Dumën vetëm sepse është kundershtare politike e tij.
Mënyra se si ai e beri këtë nëpërmjet fotove të deformuara dhe komentit prej idioti ishte e trashë,vulgare dhe e ndyrë siç është vetë Edi Rama i trashë,vulgar dhe i ndyrë.
Ky është bullizem barbar i një skizofreni, që ka kapërcyer çdo limit dhe që dhunën ndaj grave e ka në gjak.
Të gjithë OJF-të për të drejtat e grave duhet ta dënojnë dhe ndëshkojnë shumë rreptë këtë primitiv dhe gjakprishur.
Asnjë njeri me moral dhe integritet nuk mund dhe nuk duhet të falë një rrugaçëri të tillë kundra gruas.
Asnjë ndarje politike apo e çdo lloji nuk mund të pengojë kurrë për të qenë së bashku në një front të vetëm kundër këtij bastardi moral, që dhunon gruan vetëm se nuk i nënshtrohet atij.
Edi Rama duke bullizuar egërsisht gruan pa asnjë diskutim është një armik i të gjithëve dhe duhet trajtuar pa mëshirë si çdo armik!
Pano Soko:
Ai është një rrugac që merret me deformimin e figurës së tjetrit, për ti denigruar fizikishst. Ajo që i bëri znj. Dumës, është rrugaçëri. Çfarë simbolike kishte ajo fotoja e Grida Dumës.
Andi Bejtja:
‘Ky është një shpërfytyrim që ishte paralajmëruar nga Rama edhe më parë, dhe episode ka pasur gjithmonë.
Por kjo e djeshmja ka kaluar çdo cak, ti shtrembërosh gojën kundërshtarit, ti afrosh sytë dhe kandidatët e t’u ti bësh me ngjyra, ky është një episod i vlefshëm edhe për padi penale. Imagjino edhe ato ligjet e veta që bën për të dënuar opozitën dhe median edhe ato e kapin. Puna është si do e përtypin shqiptarët, sepse ka njerëz që i pëlqejnë këto parodira. Ky nuk është një provokim për Partinë Demokratike, por si do të përgjigjet populli shqiptar. Sepse fyen kulturën mesatare, intelegjencën mesatare, nëse shqiptarët e kapërdijnë edhe këtë, dhe kjo pastaj është për të vënë duart në kokë.
Dhe nuk e di si do të ndihen ato zonjat Çomo dhe Bozo kur kanë parë Grida Dumën me mikrofon në gojë.
Rama mund t’ua vejë edhe atyre mikrofonin në gojë nëse nuk u binden siç ndodhi me Lelin.