Kryefjala Logo

Thyerja e herësit në Tiranë, kush janë kandidatët e PS që humbin mandatin

29 Prill, 2021 | 2:56 pm

Ervin Bushati dhe Fidel Ylli humbin mandatin e deputetit, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bushati renditet i treti në listën e PS për Qarkun e Tiranës dhe Ylli i 15-ti.

Jashtë 18-ës së parë që përkon me numrin e mandateve të marra nga Partia Socialiste në Tiranë, janë deri më tani dy kandidatë nga PS që kanë thyer herësin. Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Këta marrin mandatet e atyre që kanë më pak vota në 18-en e parë. Deri më tani, kandidatët me më pak vota janë Ervin Bushati dhe Fidel Ylli.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ, janë numëruar 966 nga 1243 qendra votimi në qark.

Ervin Bushati ka 1 862 vota dhe Fidel Ylli 1 320.

I treti me më pak vota është Tonin Gogu me 2 309 dhe pas tij Eduard Shalsi me 2 646 vota.

tr

Të ngjashme