Politike
Sërish 1 minutë heshtje në Parlament, Balla: “Duhet të bëhet sipas rregullores, mjaft me këto protagonizma”
23 Shtator, 2021 | 12:07 pm
Për herë të dytë në Kuvendin Shqiptar mbahet 1 minutë heshtje. Pas kërkesës së disa ditëve më parë të deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu, për mbajtje heshtje në nderim të viktimave të Covid-19, gjatë ditës së sotme është kërkuar 1 minutë heshtje në nderim të minatorit që humbi jetën në Bulqizë nga deputetja e PD Dhurata Çupi.
Pas kërkesës së Dhurata Çupit, Balla merr fjalën për replikë duke shprehur se kjo procedurë e mbajtjes 1 minutë të heshtjes duhet bërë nga kreu i Grupit Parlamentar dhe jo nga deputetët e thjeshtë.
“Kërkesa të tilla janë në shkelje të rregullores, protagonizmat personalë nuk duhet të prevalojnë rregulloren e Kuvendit” është shprehur Balla duke refuzuar të mbahet 1 minutë heshtje pa qenë prezent dhe kreu I grupit të PD.
Edhe pse Balla kërkoi zbatimin e rregullores deputetët e opozitës u ngritën në këmbë duke mbajtur heshtje por në të njëjtën kohë mbërriti dhe kreu I grupit parlamentar të PD duke bërë që dhe mazhoranca të bie dakort me kërkesën duke u ngritur në këmbë.