Kryefjala Logo

Sali Berisha nuk ndalet me foltoren. Ja se në cilin qytet jugor do të zhvendoset ajo nesër

5 Tetor, 2021 | 2:45 pm

Pas Shkodrës , Sali Berisha vijon ciklin e bisedimeve me demokratët ku synon të krijojë një referendum për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe si një fushatë kundëe kryetarit aktual Lulëzim Basha.

Ai njoftoi nëpërmjet një statusi në Facebook se kësaj rradhe foltorja do të zhvendoset në qytetin e Gjirokastrës në Hotel Olimpik më datë 6 tetor në orën 18:00. Ai fton të djathtët e qytetit  për të marrë pjesë.

“Njoftim: Neser, diten e merkure me daten 6 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik te qytetit te Gjirokastres  do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe  demokratët e Gjirokatstres  te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb” shkruan Berisha.

 

Të ngjashme