Kryefjala Logo

Rikthehet në vëmendje efektivi i videove të skandalit me 15-vjecaren, Salianji njofton për materiale të reja: “prova dhe video më kane ardhur ne inbox…”

15 Shtator, 2021 | 1:51 pm

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nëpërmjet një statusi në Facebook ka risjellë në vemendje Berhan Bajrakurtin, policit te Malesise se Madhe i cili u bë pjesë e skandalit të shantazhimeve të një 15 vjecare në qarkun e Shkodrës.

Në kohën kur u publikua skandali, qarkulluan dhe video intime të efektivit të cilat ia dërgonte 15 vjecares teksa shfaqej lakurqit duke kryer akte të turpshme. Salianji ka lajmëruar se ky efektiv i denoncuar për përdhunim në tentative, është rikthyer përsëri në detyre teksa deputetit I kanë ardhur në inbox video e materiale të tjera neveritëse sipas tij.

 

“Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!”

FFC1F850 03A2 47B4 995F 66DDD50E50D5

Të ngjashme