Politike
Rama përgjigjet akuzave të opozitës për të prekurit nga tërmeti: “400 familje kanë zgjedhur vetë të jetojnë në çadra
17 Shtator, 2021 | 9:06 am
Seanca e mbajtur ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë zgjati mbi 20 orë, pas debateve dhe mosmarrëveshjeve, qeveria “Rama 3” mori votëbesimin me 77 vota pro 53 kundër dhe 1 abstenim.
Opozita parlamentare akuzoi Kryeministrin Rama se ka lënë në harresë me qindra familje të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019 teksa shtuan se këto familje jetojnë në çadra.
“Nuk do e kisha marrë fjalën nëse s’do kisha dëgjuar se njerëzit janë në çadra se na duheshin për të marrë votën. Sot në çadra janë 400 familje, të cilat kanë zgjedhur qysh në ditën e parë të qëndrojnë në çadër për shkak të largësisë nga qyteti dhe për shkak të afërsisë me tokën dhe gjënë e gjallë, aktivitetin e tyre bujqësor.” është shprehur Rama.
Gjithashtu Kryeministri dha shifra të familjeve që jetojnë në cadra: “Për 400 familjet që janë në çadra njësoj si për 12 mijë familje që presin apo kanë pritur të hyjnë në shtëpi u është dhënë që në ditën e parë bonusi i i qirasë. Është zgjedhja e tyre që të qëndrojnë në çadër. Unë doja ta bëjë në formë pyetje për kryetarin e grupit parlamentar të PD dhe që foli për një grusht njerëzish dhe lënien e të tjerëve pas dore.
Për 400 familjet që janë në çadra njësoj si për 12 mijë familje që presin apo kanë pritur të hyjnë në shtëpi u është dhënë që në ditën e parë bonusi i i qirasë. Është zgjedhja e tyre që të qëndrojnë në çadër. Unë doja ta bëjë në formë pyetje për kryetarin e grupit parlamentar të PD dhe që foli për një grusht njerëzish dhe lënien e të tjerëve pas dore.”