Kryefjala Logo

Rama bëri “leksionin” e etikës në mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar në kryeministri: “Jo më fluturime business-class”

18 Shtator, 2021 | 11:19 am

Pas betimit tek Presidenti Meta, qeveria e re me në krye Ramën u nisën drejt godinës së kryeministrisë për të vijuar me mbledhjen e parë. Në këtë mbledhje u fol mbi Kodin Etik dhe përgjegjësinë e cdo anëtari të kabinetit të ministrave që duhet ta zbatojë.

Ai u shpresh se cdo shkelje e Kodit, do të shlyhet me kërkesë falje herën e parë, ndërsa herën e dytë nëse ka shkelje duhet të largohet. Ai përmendi gjithashtu dhe fakti që në këtë mandat do të penalizohen ata që shpenzojnë për fluturime “business-class”.

“ Në rastin e parë të mosrespektimit të këtyre dhe të tjera pikave, ministri kërkoj falje dhe në rast përsëritje duhet të lërë vendin nga kjo tyrezë” u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se kur mori mandatin e tretë godina e kryeministrisë nuk kishte brenda asgjë, madje edhe pirunë e luge ishin marrë teksa asnjë dhuratë nuk ndodhej më aty.

“Sot, Kryeministria ka një muze të dhurata dhe një magazinë të posaçme ku ruhen dhuratat. Deri në 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare. A thua se deri në 2013 këtu ka qëndruar ndonjë fuqi pushtuese.Jo vetëm që nuk kanë lënë, por kanë marrë dhe ato që nuk u takojnë, piktura, ambazhurë, pirunjë, kolltukë”, tha Edi Rama, në mbledhjen e parë të Qeverisë “Rama 3”- tha Rama në mbledhje.

Të ngjashme