Kryefjala Logo

Përplasje e “fortë” Rama-Shehi: Kryeministri i përmendi alkolin, kreu i LZHK-së i kthehet për brekushet

9 Mars, 2021 | 10:22 pm

Dashamir Shehi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se e keqja vendit nuk i vjen nga ata që konsumojnë alkol, por nga ata që konsumojnë gjëra të tjera dhe i bëjnë dëm Shqipërisë.

Dashamir Shehu ka shkuar më tej duke thënë që nuk po komenton brekushet apo atletet e kryeministrit. Ai gjithashtu tha se gjithmonë dilte jashtë, kur Rama merrte fjalën në Parlament.

Reagimi i kreut të LZHK-së erdhi pasi Rama sulmoi ditën e sotme aleatët e Partisë Demokratike, duke përmendur dhe konsumimin e alkolit.

Shehi i përgjigjet Ramës, gjatë një interviste për “Syri TV”, duke theksuar se i ka shkaktuar miliona euro dëm Shqipërisë, para të cilat janë falur oligarkëve.

“Ai që me ato që konsumon i bën dëm gjithë Shqipërisë, se me ato që firmos bën që milionat në vend që të shkojnë tek xhepat tonë, të shkojnë tek oligarkët. Sa herë ky ngrihej për të folur në parlament unë kam dalë nga kafja, se nuk dëgjoja dot marritë e tij që tregon barcoleta, që u pëlqejnë hajvanëve. Opozita nuk është klubi i engjëjve, ne nuk jemi këtu për të krahasuar vlerat, por për ti kërkuar llogari njëri –tjetrit. S’po të gjykojmë as për brekushet, as për atletet, por ku i ke çuar paratë e shqiptarëve. Ky po i merr ato pak para që ka Shqipëria” u shpreh Dasharimir Shehi në qëndrimin e tij.

Kandidati i opozitës për deputet u shpreh se sot jemi në neodiktaturë dhe Partia Socialiste nuk e ka as demokracinë e brendshme që kishte dy dekada më parë.  Dashamir Shehi u shpreh se lista dhe fryma do ti japin fitoren Partisë Demokratike.

Të ngjashme