Kryefjala Logo

PD kundërshton mbledhjen e komisioneve online, deputët demokrat prezent fizikisht në salla

28 Shtator, 2021 | 12:52 pm

Gjatë këtyre orëve vijojnë punën komisionet e përhershme parlamentare. Nga ora 10:30 deri në 13:30 do të mblidhen Komisionet e Ligjeve, Shëndetësisë, Sigurisë dhe i Jashtëm.

Edhe pse mbledhjet u njoftuan për në platformën online Partia Demokratike kundërshton këtë mënyrë duke njoftuar se ata do të jenë prezentë fizikisht në sallën e kuvendit

PD është kundër duke propozuar që komisionet të jenë patjetër me prezencë fizike, edhe me numër të reduktuar anëtarësh ose me certifikatë vaksinimi apo test Covid-19.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fmblidhen sot kater komisione parlamentare kuvendi i njoftoi online pd deputetet demokrate do te jene te pranishem fizikisht ne salla%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Njoftimi i Partisë Demokratike

Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne  zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit.

Komisioni i Ligjeve, ora 10.30

Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00

Komisioni i Sigurisë, ora 11:30

Komisioni i Jashtem, ora:13.30

Të ngjashme