Kryefjala Logo

Nga medaliste për Kosovën në Lojrat Olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova pjesë Forcave të Armatosura të Shqipërisë

18 Shtator, 2021 | 1:52 pm

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bënë krenar të gjithë shqiptarët në Lojrat Olimpike “Tokio 2020” që u mbajtën këtë vit në Japoni. Të dyja morën medalje ari duke i shtuar numrin e tyre për Kosovën në një kohë që Shqipëria prej dekadash nuk po mundet të marrë sikur dhe 1 medalje bronzi.

Dy medalistet priten që së shpejti të bashkohen me Forcat e Armatosur të Shqipërisë duke shërbyer për vendin amë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së parë të kabinetit qeveritar në godinën e Kryeministrisë, pak pas betimit të bërë tek Presidenti i Republikës.

Sportistet kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve të Forcave të Armatosura. Ndër të tjera  Rama bëri me dije se do të ketë trajtim të veçantë për fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Gjithashtu në këtë kategori do të futen edhe fëmijët e stafeve mjekësore që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Këta fëmijë, sipas kryeministrit do të marrin rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç.

Të ngjashme