Najada Çomo: U befasova nga ftesa e Ramës, kam votuar gjithmonë…

Najada Çomo pas 36 vitesh angazhimi tek shërbimi i Infektivit iu bashkua edhe politikës. Në një intervistë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, ajo u shpreh se mbeti e habitur nga ftesa që i bëri kryeministri Edi Rama.

E dyta në listën e Partisë Socialiste të kandidatëve për Tiranën, Çomo tha se për të, ftesa për të kandiduar ishte një vlerësim. Po ashtu, mjekia tregoi se nuk ka kartë anëtarësimi në ndonjë parti, por shtoi se ka votuar për Partinë Socialiste.

Ndërsa, e pyetur nëse e ka lënë përgjysmë “luftën” në frontin e parë në këtë kohë pandemie, Çomo tha se do të jetë në punë deri në pacientin e fundit me Covid-19.

“Puna ime aty është e ditur, edhe në fushën klinike edhe akademike. Besoj në vullnetin e dëshirës që kam për ta bërë punën mirë…Në spital nuk kam munguar. Nuk bëhet fjalë që të mund të ketë pasur menaxhim të pandemisë nga ana politike. Ajo që ju keni parë ne kemi punuar fort, mjekë infermierë, sanitarë. Unë do të vijoj të jem në krye të detyrës deri në pacientin e fundit me Covid.”

Sa i përket bindjeve të saj, nëse janë ato të majta apo të ndonjë drejtimi tjetër, Najada Çomo tha se ka qenë votuese e Edi Ramës, por shtoi se nuk beson se kryeministri e dinte këtë gjë.

“Nuk kam kartë politike. Kam qenë e çuditur në sensin e mirë për ftesën.” 

Previous articleFation Kuqari ndalohet nga Policia!
Next articleDashamir Shehi: “Rama ik” është një gjest politik, militantët e PS-së në Elbasan rrugeçër